E-LEARNING trajnim online

Puna në Ekip Multidisiplinar për Trajtimin e Çështjeve të Abuzimit të Fëmijëve - një orientim bazë mbi aspekte teorike dhe praktike.

Kushtet e Përdorimit
Termat dhe Kushtet e Website


Përdorimi i kësaj faqeje interneti është subjekt i termave dhe kushteve të mëposhtme dhe kanë për bazë Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale nr 9887 dt 10.03.2008.

Me rregjistrimin në këtë faqe ju automatikisht keni pranuar kushtet e përdorimit të paracaktuara në të. Terre des hommes ka te drejtën e ndryshimit të këtyre kushteve duke publikuar ndryshimet në momentin që ajo e quan të arsyeshme. Ju jeni përgjegjës për rishikimin e këtyre informacioneve te postuara, për të qenë në dijeni mbi ndryshimet e bëra. Vazhdimi i përdorimit te mëtejshëm të web-it pas ndryshimeve të bëra automatikisht, nënkupton pranimin nga ana juaj te këtyre kushteve të reja.

Terre des hommes ka bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme që të gjitha informacionet e publikuara në këtë web të jenë të sakta. Megjithatë, duhet të keni parasysh se mund të ketë edhe gabime të rastësishme për te cilat ju kërkojmë paraprakisht ndjesë.

Lidhje me site të tjera

Në këtë site do t’ju ofrohet lidhje automatike me faqe të tjera të cilat shpresojmë se do të jenë me interes për ju. Ne nuk kemi detyrime në lidhje me përmbajtjen e këtyre faqeve , të cilat menaxhohen nga palë të treta. Përdorimi i linkeve automatike për të fituar qasje në faqe të tjera është plotësisht në përgjegjësinë tuaj.

Informacioni i dërguar nga ju

Ne do të përdorim informacionet e dhëna nga ju për synime statistikore për të ndihmuar efektivitetin e faqes dhe përmirësimin në vijimësi të saj. Ne mund të ndajmë informacionin agregat me palët e treta të zgjedhura, pa zbuluar emrat individuale ose identifikimin e informacionit, në respektim të konfidencialitetit të përdoruesit. Përpunimi i këtyre të dhënave do të jetë në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Ju jeni përgjegjës për të siguruar që i gjithë informacioni i dhënë nga ju është i vërtetë, i saktë, dhe i përditësuar.

Siguria dhe Fjalëkalimet

Për t'u regjistruar në këtë website dhe për t’u loguar në të kur ju vizitoni faqen e internetit, do ju duhet të përdorni një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim. Vetëm ju jeni përgjegjës për sigurinë dhe përdorimin e duhur të fjalëkalimit tuaj, i cili duhet të mbahet konfidencial në të gjitha kohërat dhe do tju lejojë të ndiqni progresin tuaj në kurs.

Përdorimi i informacionit

Terre des hommes nuk mban përgjegjësi për perdorimin e informacionit qe merrni ne kete faqe. Cdo vendim te cilin e merrni duke u bazuar mbi informacionin e publikuar ne ketë faqe web mbetet përgjegjësia juaj personale. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmet direkte, individuale, kolektive apo indirekte, apo dëme te çfarëdo lloji tjetër qe rezultojnë nga informacioni i marrë në mënyrë direkte apo indirekte nga kjo faqe web.

Rastet e përmnedura apo trajtuara në këtë modul janë krijuar për efekt të të mësuarit dhe nuk kanë asnjë lidhje me ngjarje apo persona real.

Të drejtat mbi materialet e shfaqura në këtë faqe janë të mbrojtura nga software copyright, dhe ju pranoni të përdorni këtë faqe në një mënyrë që nuk do të shkelë këto të drejta. Ju mund të kopjoni materialet në këtë faqe për qëllimet tuaja private ose të brendshme, por nuk lejohet kopjimi i tyre për përdorime komerciale ose te biznesit.

Materiali nuk duhet te kopjohet, riprodhohet, ribotohet, shkarkohet, postohet apo transmetohet ne asnjë mënyrë. Përjashtim bëjnë rastet e përdorimit te tij për nevojat tuaja jofitimprurëse dhe përdorim personal.

Çdo përdorim tjetër kërkon lejen e shkruar nga Terre des hommes.

Faqja dhe informacionet, emrat, pamjet, fotografitë, logot dhe ikonat qe kane te bëjnë me shërbimet tona (apo shërbimet e palëve të tjera) jepen ashtu siç janë, pa ndonjë përpunim apo ndërhyrje dhe pa garanci te çfarëdo lloji.

Materialet dhe informacionet në këtë web nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimit nga Terre des hommes.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

KJO NISMË U MBËSHTET NGA:

null null